Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Milan Kundera: Sot, pa Brodin, Franz Kafkës nuk do t’i dinim as emrin…
Milan Kundera Sot, pa Brodin, Kafkës nuk do t’i dinim as emrin. Menjëherë pas vdekjes së mikut, Brodi botoi tre romanet e tij. Pa jehonë. Atëgrimë shkoqiti se, për t’u imponuar vepra e Kafkës, duhet të ndërmerrej një luftë e gjatë dhe e vërtetë. Të imponosh një vepër don të thotë ta paraqesësh atë, ta interpretosh. Ky ishte për Brodin një sulm i njëmendtë artilerie: parathënie: për Procesi (1925), për Kështjella (1926), për Amerika (1927), për Përshkrimi i një beteje (1936), për Ditari dhe letrat (1937), për tregimet (1946); për Bisedat e Janouch-it (1952); pastaj dramatizimet: i Kështjella (1953) dhe Amerika (1957); por përveçmërisht katër libra të rëndësishëm interpretimi (vëreni mirë titujt!):Franz Kafka, biografi (1937), Besimi dhe edukimi i Franz Kafkës (1946), Franz Kafka, ai...