Ekspozita “Homeward”, me punët e 33 artistëve

Ekspozita e titulluar “Homeward”, që feston e reflekton mbi dekadën e ArtHouse përmes temave të kujtesës, identitetit dhe përkatësisë do të çelet më datë 13 shtator në Radio Shkodra. Në këtë ekspozitë janë të ftuar 33 artistë, të cilët do të shfaqin punimet e tyre në disa hapësira ekspozuese në Shkodër si në Art House, Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, Galerinë e Arteve të Shkodrës, Auditorin Franceskan si dhe në Radio Shkodra. Sipas njoftimit, ditën e hapjes së ekspozitës do të zhvillohet dhe një event muzikor me praninë arbëreshe dhe Kolë Lacës, të cilët sjellin përkatësisht traditat e vjetra të këngës shqiptare dhe një performancë hibride e eksperimentale të quajtur Byzantronica, e që do të zhvillohet në Bed Station në Shkodër prej orës 21:30.
Artistët në ekspozitë me punët e tyre janë Abi Shehu, Alket Frashëri, Alketa Ramaj, Bib Frrokaj, Bora Baboçi, Doruntina Kastrati, Edson Luli, Elsamina Musiq, Elton Gllava, Erdiola Kanda Mustafaj, Ergys Vela, Erjola Zhuka, Fatlum Doçi, Haveit Collective, Iva Lulashi, Jetmir Idrizi, Jona Krasniqi, Jozefina Vokrri, Laura Paja, Lek M. Gjeloshi, Lori Lako, Luka Cvetkovich, Marina Sula, Marlin Dedaj, Nazli Moripek, Nora Bzheta, Orestia Kapidani, Remijon Pronja, Samela Balazi, Saša Tatić, Silva Agostini, Stefano Romano, Xhulian Millaj. Përgjatë një muaji do të ketë ngjarje të ndryshme, që do të shpalosin më shumë brendinë e ekspozitës mes bisedave e punëtorive. Aktivitetet mbështeten nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Javët Kulturore Ndërkombëtare, Ambasada Gjermane, Instituti Italian i Kulturës, Bashkia Shkodër, etj.