Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

Faqja online e Institutit të Kërkimeve Shkencore për Kimi të Aplikuar të Rusisë (NIIPH) ka shumë fotografi të fishekzjarrëve dhe njërës prej pajisjeve që e prodhon: fishekzjarrë në pako të zbukuruara me vizatime të një peme festive, një figurë të babagjyshit dhe fëmijë e krijesa të lezetshme. Mirëpo, ky institut i sanksionuar nga Perëndimi, që gjendet në një qytezë jashtë Moskës, ka lidhje të forta me prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit të ushtarëve me granata dhe armë tjera, të cilat i përdorin ata në luftën kundër Ukrainës. Raportimet e Skemave, njësitit hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tregojnë se si Rusia është duke prodhuar granata RG-Vo dhe po i sulmon me to ushtarët ukrainas – pavarësisht sanksioneve dhe konventave ndërkombëtare që e...