Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rrezik për qytetarët”, Xhixho paralajmëron: Specat shqiptare bllokohen në Slloveni, siguria ushqimore në zero
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar për skandalin e radhës në lidhje me specat e eksportuar nga Shqipëria në drejtim të Sllovenisë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet sllovene, pasi kishin përmbajtje të lartë pesticidesh. Postimi i plotë: Siguria ushqimore në Shqipëri është zero. Produktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre.Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët. Specat e bllokuar në Slloveni janë vetëm një tregues i papërgjegjshmërisë institucionale që kërcënon shëndetin e qytetarëve sa herë ulen në tryezë. AKU mund...