Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plazhet e veriut të zbrazura? Trafik kilometrik në rrugët kryesore
Rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës janë të mbushura me fluks të lartë automjetesh në këtë fundjavë të parë të muajit shtator. Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, Tales dhe Velipojës po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situata më problematike paraqitet në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën dhe në aksin Lezhë-Milot. Prej disa orësh është krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa policia rrugore është vendosur në disa pika për të krijuar sadopak lehtësim në lëvizje. Kjo fundjavë me mot me diell dhe temperatura të larta solli fluks të lartë pushuesish në bregdet, duke sjellë dhe këtë situatë kaotike në lëvizje.