Sot nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale

Sot nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale

Kosova E Diel, 7 Shtator 2025 16:10 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot ka filluar regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë dhe Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Për të mundësuar votimin e këtyre qytetarëve, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, që do të vizitojnë shtëpitë dhe institucionet përkatëse ditën e zgjedhjeve. Detajet e regjistrimit për votuesit me nevoja të veçanta Votuesit që nuk mund të dalin në vendvotim (7 shtator – 7 tetor). Kjo kategori përfshin qytetarët me zotësi juridike, por që për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore apo të tjera, nuk janë në gjendje të dalin personalisht për...