Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bota myslimane nuk mund të vëzhgojë në heshtje ngjarjet në Palestinë, duke theksuar se, siç tha ai, “zemrat dhe shpirtrat e të gjithë myslimanëve janë me Gazën dhe të shtypurit në të gjithë botën islame”.
Bota myslimane nuk mund të mbetet kurrë një vëzhguese e heshtur e situatës në Palestinë, “përballë një tirani, një të pafeu të quajtur Netanyah”, tha Erdogan.
“Kjo është arsyeja pse, kudo që ka një mysliman në botë, zemra jonë, mendja jonë dhe shpirti ynë janë me ta. Kjo është arsyeja pse i shohim të gjithë myslimanët si pjesë të një trupi, si dhëmbët e një krehri, si tullat e një ndërtese. Kjo është arsyeja pse jemi në Palestinë tani. Kjo është arsyeja pse jemi në Gaza tani. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mbetemi kurrë spektatorë të asaj që po ndodh në Palestinë, kësaj ccmendurie të atij jobesimtari mizor të quajtur Netanyahu”, tha Erdogan.
Ai përfundoi duke thënë se askush nuk duhet t’i nënshtrohet pashpresës.
“Ne nuk jemi të dëshpëruar dhe nuk do të biem në dëshpërim. Ne nuk jemi pesimistë dhe nuk do të biem në pesimizëm. Pavarësisht padrejtësive, shtypjes dhe mizorisë në vendet tona, ne kurrë nuk do t’i nënshtrohemi pashpresës”, shtoi Erdogan. /tesheshi.com/
Erdogan: Përgjigje ndaj në të pafeu mizor si Netanyahu!
