Jo vetëm krom: ç’paska tjetër nëntoka e Bulqizës…

Jo vetëm krom: ç’paska tjetër nëntoka e Bulqizës…

Bulqiza e njohur për një nëntokë kromi duket se mban në barkun e saj dhe një pasuri arkeologjike unike. Një zbulim i fundit, kumtuar për publikun nga ministri Gonxhe, duket se e dëshmon këtë. Më konkretisht, në Strikçan të Bulqizës është zbuluar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri. Sipas ATSH-së, ky zbulim, i realizuar gjatë projektit kërkimor–shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë, përfshin një monument me përmasa mbresëlënëse, rreth 9 x 6 metra, me një dhomë funerare 2.40 m të lartë dhe elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Në monument është gjetur një mbishkrim dygjuhësh kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter. “Ky mbishkrim përbën të parin e këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në...