Tradhtia që tronditi rrjetin/ U puth me shefin në Kiss-Cam, një muaj më vonë kërkon divorcin

Tradhtia që tronditi rrjetin/ U puth me shefin në Kiss-Cam, një muaj më vonë kërkon divorcin

Kristin Cabot, gruaja që u bë virale pas puthjes me shefin e saj gjatë koncertit të Coldplay, ka kërkuar zyrtarisht divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, më pak se një muaj pas skandalit. Çifti kishte blerë një vilë luksoze 2.2 milionë dollarëshe vetëm pesë muaj para incidentit, por tani gjithçka po shpërbëhet dhe disa pranë tyre thonë thjesht: “karma”. “Ajo nuk duket si materiale për grua,” – u shpreh Julia Cabot, ish-bashkëshortja e tretë e Andrew-it dhe një nga personat që u prononcua pas skandalit. Kristin, 52 vjeçe, punonjëse në një kompani teknologjike, u kap nga kamera teksa përkëdhelej me shefin e saj, Andy Byron, CEO i Astronomer, gjatë një momenti romantik në “Kiss Cam”, ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhej në një udhëtim...