Plas sherri mes dy familjeve në Durrës, tre të plagosur me thikë

Plas sherri mes dy familjeve në Durrës, tre të plagosur me thikë

Një konflikt mes dy familjesh fqinjë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen.15 në Spitallë të Durrësit. Sherri ka degraduar me mjete të forta dhe thikë, ku ka mbetur i plagosur një i ri dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Në spital ka përfunduar edhe babai i autorit të ngjarjes i cili është goditur me mjete të forta por edhe ky është jashtë rrezikut. Policia ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes. Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A....