Përballimi i ankthit dhe stresit nga të rinjtë, specialistët: Kujdesi ndaj brezit të ri ul krimet në të ardhmen

Përballimi i ankthit dhe stresit nga të rinjtë, specialistët: Kujdesi ndaj brezit të ri ul krimet në të ardhmen

Në një kohë kur sfidat e përditshme, presionet sociale dhe ndikimi i teknologjisë po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi shëndetin mendor të të rinjve, kujdesi për edukimin e brezit të ri bëhet një detyrë thelbësore. “Fëmijët e vegjël sot rriten para teknologjisë me lojëra të dhunshme, kjo është asociale dhe risk për komunikimin. Afër duhet ti qëndrojë prindi, në vend të dytë do të vija stafin mësimor dhe grupet psiko-sociale”, u shpreh Nikolina Bode, mjeke psikiatre QKSHM, Korçë. Mjekja psikiatre thekson se një edukim i bazuar mbi mirëkuptimin, komunikimin dhe mbështetjen emocionale është rruga e duhur për të formuar individë të qetë dhe të balancuar. Vetëm kështu mund të parandalojmë prirjet e dhunshme dhe të ndërtojmë një shoqëri më të shëndetshme e më të...