Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ 31-vjeçarja largohet nga banesa, e denoncon burri: Ka marrë dy fëmijët, braktisi të tretin…
Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 31-vjeçare, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshorti i saj. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja V. Sh., 31 vjeçe, dyshohet se është larguar nga banesa duke marrë me vete dy prej tre fëmijëve, ndërsa ka braktisur fëmijën tjetër. Ngjarja është bërë objekt hetimi nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivet e largimit dhe kushtet në të cilat është braktisur fëmija i tretë.