VIDEO / Partia e Lapajt konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah Berishës

VIDEO / Partia e Lapajt konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Shqipëria bëhet” ka pranuar publikisht se deputetja e tyre do të rreshtohet krah Sali Berishës. Elton Laska tha në “Top News” se partia e tyre e ka të përcaktuar qartë në statut se është parti e djathtë dhe për këtë arsye tezja e Adriatik Lapajt do të mbështesë Partinë Demokratike në Kuvend. Më herët edhe zyrtari i ‘Shqipëria bëhet’, Elvis Çela ka pohuar afeksionin që partia e Adriatik Lapajt ka me Sali Berishën. Në një intervistë për RTSH, Çela u shpreh se “Sali Berisha dhe PD janë simbol i të djathtës shqiptare në modernizëm”. Ndërkohë ndiqni me video qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të ‘Shqipëria bëhet’: