“Solle në PD ata që të vunë dajak ty”/ Murrizi kritika Berishës: Ke 17 deputetë këlysh të Sorosit, nuk lënë kusur…

“Solle në PD ata që të vunë dajak ty”/ Murrizi kritika Berishës: Ke 17 deputetë këlysh të Sorosit, nuk lënë kusur…

Ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi vijon me kritika ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Në një postim të radhës në rrjetin e tij social, Facebook, Murrizi shkruan se Berisha nuk e ka mbajtur premtimin e tij se do të ‘pastronte’ PD pas lirimit nga arresti shtëpiak. Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”. Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij. “Kur shoh që...