Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve, pritet t’i bëhet ekspertiza

Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve, pritet t’i bëhet ekspertiza

Një motor që dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, është gjetur i djegur në fshatin Vukatanë. Motomjetit pritet t’i bëhet ekspertiza për të gjetur prova të mundshme të autorëve të cilët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër. Më herët u raportua se dy autorëve i është më pas se një minutë kohë për të eleminuar 34-vjeçarin. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i skenës së vrasjes, bëhet e ditur se vrasësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister....