Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku i Peqinit s’pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës

Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku i Peqinit s’pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, ka reaguar për Report Tv pas apelit publik të studiuesit Auron Tare për frenimin e rrethimit me asfalt të Rrugës historike Egnatia. Sipas vizionit të kryebashkiakut, konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme. Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës. “Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje.Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore.Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkelolgjinë e...