Potencial dhe shqetësim, ecuria e prodhimit të naftës ndër vite në Shqipëri

Potencial dhe shqetësim, ecuria e prodhimit të naftës ndër vite në Shqipëri

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në rezervat e naftës, por ekspertët e shohin me shqetësim shfrytëzimin e kësaj pasurie kombëtare. Edhe pse të dhënat e viteve të fundit nuk janë shumë të detajuara për çdo vendburim nafte, referuar shifrave të INSTAT, në vitin 2021 u prodhuan 697.662 tonë naftë bruto ose 34.225 milionë lekë, ndërsa gjatë vitit 2022 është prodhuar 902.064 ton ose 44.893 milione lekë. Në vitin 2017 kompania shtetërore Albpetrol ka rritur ndjeshëm prodhimin e naftës nga rreth 51.000 ton që ishte në vitin 2016, në më shumë se 93.000 tonë në vitin 2017. Gjithashtu referuar shifrave zyrtare, gjatë vitit 2023 është prodhuar 891.400 ton naftë bruto ose 39.280 milione leke vlerë e shitjeve. Po në vitin 2023, në muajin gusht pas...