Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës, gjendet një motor i djegur në Shkodër, dyshohet se u përdor nga autorët
Një motor është gjetur i djegur pasditen e sotme në fshatin Vukatane të Shkodrës. Policia dyshon se mjeti i gjetur i djegur është përdorur në vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola. Zyrtarish policia e Shkodrës nuk ka dhënë detaje për motorin e gjetur. Ekzekutimi mafioz i 34-vjeçarit Kristian Kola, mbrëmjen e së enjtes, 4 shtator, në Shkodër, vijon të mbetet pa autor dhe pa motiv. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, përballë dhjetëra dëshmitarëve dhe nën objektivin e kamerave të bizneseve private. Pavarësisht kësaj, autorët arritën të largohen me motorin që përdorën për atentatin. Në momentin e vrasjes, viktima ishte ulur në një lokal buzë rrugës, së bashku me një person tjetër. Autorët e maskuar qëlluan drejt tij, ndërsa i riu tentoi të largohej, por nuk...