Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do të largohet Berisha nga PD vitin tjetër?! Boçi: Do ta vendosin…
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar mbi vijueshmërinë e opozitës dhe perspektivat për ndryshimet brenda PD-së, duke u ndalur sidomos te roli i kryetarit Sali Berisha dhe zgjedhjet e ardhshme në parti. Në lidhje me spekulimet për largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së, Boçi theksoi se kjo nuk vendoset nga individë, por nga vetë demokratët me votën e tyre. “Për sa kohë ai merr votat e demokratëve do të jetë kryetari i Partisë Demokratike, nëse është dikush tjetër mund ta bëjë këtë. Kjo tregon se çdo vendim brenda PD vendoset me votat e demokratëve,” u shpreh ai. Zgjedhjet në PD pritet të zhvillohen në prill të vitit 2026. Duke folur për çfarë duhet të ndryshojë në PD, Boçi nënvizoi nevojën...