Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 34-vjeçarit, gjendet i djegur motori i autorëve! Disa të shoqëruar, hetuesit shpresë te kamerat e sigurisë
Vrasësit e 34-vjeçarit Kristian Kola, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, dogjën pas ngjarjes motorin e përdorur në krim në fshatin Vukatanë. Ky mjet është gjendur i shkrumbuar tashmë nga policia e këtij qyteti, e cila e ka çuar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës me qëllim përftimin e ndonjë gjurme. Gjithashtu hetuesit shpresojnë të arrijnë të sigurojnë nr. e shasisë së tij, për të zbuluar më pas mënyrën se si ai ka rënë në duart e vrasësve. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria vijon të analizojë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, por edhe përgjatë itinerarit të lëvizjes së autorëve si para dhe pas vrasjes. Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka verifikuar disa pista, si dhe ka shoqëruar...