Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., ndezi një tjetër debat të ashpër këtë javë gjatë dëshmisë së tij në Senat, duke sulmuar sërish agjencinë kryesore të shëndetit publik, Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Shfaqja e tij erdhi pak ditë pasi shkarkoi papritur drejtoreshën e re të CDC-së, Susan Monarez, vendim që shkaktoi dorëheqjen e disa drejtuesve të lartë. Kennedy tha se e kishte pyetur Monarez nëse ishte një “person i besueshëm” dhe, sipas tij, ajo i ishte përgjigjur “jo”, një deklaratë që shkaktoi mosbesim dhe zemërim në sallë. Kennedy ka quajtur më herët CDC “agjencinë më të korruptuar të qeverisë” dhe ka lënë të kuptohet se planet e tij për ta reformuar nuk kanë përfunduar. Por veprimet e tij kanë nxitur...