Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rrushi më i shtrenjtë në botë, një kilogram kushton 10,000 dollarë
Japonezët e quajnë “Ruby Roman” sepse është po aq i bukur sa një rubin dhe të bën të ndihesh si një perandor romak kur e shijon. Ky rrush unik është i kuq, me kokrra të mëdha sa topat e pingpongut dhe secila peshon deri në 20 gramë. I lëngshëm, i ëmbël dhe me aciditet të ulët, ai përshkruhet si një kombinim mes karameleve të sheqerit dhe frutave të buta, raporton “Nova.rs”. “Ruby Roman” është një nga frutat më të shtrenjtë në botë. Në vitin 2019, disa blerës nga Hyakurakus paguan një çmim rekord prej 10,000 dollarësh për vetëm një kilogram. Një bisk i vetëm arrin deri në 470 dollarë – vlerë e barabartë me një unazë ari tetëmbëdhjetë karatësh me diamante dhe rubin. Ky rrush kultivohet vetëm...