Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë Me iniciativën e studiuesit dhe aktivistit Auron Tare, u zhvillua sot gara ndërkombëtare e notit “Butrint – Korfuz”, aktivitet që prej 11 vitesh po shndërrohet në një traditë unike sportive e kulturore në rajon. Pas suksesit të vitit të kaluar, ku 89 notare nga vende të ndryshme sfiduan ujërat e Kanalit të Korfuzit, këtë herë gara solli një pjesëmarrje edhe më të madhe. 120 sportistë nga 43 shtete të botës përshkuan me not distancën mes brigjeve shqiptare dhe atyre greke, duke mbërritur në gjirin panoramik të Shën Stefanit në Korfuz. Ky aktivitet nuk mbeti pa vëmendje nga mediat botërore. BBC dhe Kanali Shtetëror Grek i kushtuan hapësira të gjera reportazheve...