Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dyshohet se vuante nga depresioni, gjendet i vetëvarur në banesë 81-vjeçari në Divjakë
                            Një 81-vjeçar nga fshati Mërtish në Divjakë është gjendur i vdekur nga familjarët në banesë. Policia e Divjakës njofton se i moshuari ishte vetëvarur në kushtet e rënda të depresionit. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetasi S. Q., 81 vjeç, i cili dyshohet se vuante dhe kurohej nga depresioni. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.