Greqia në krizë të thellë demografike/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150,000 nxënës më pak se në 2019-ën

Greqia në krizë të thellë demografike/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150,000 nxënës më pak se në 2019-ën

Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh. Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas Greekreporter. Ky fenomen nuk po prek vetëm zonat rurale dhe ishujt, por edhe qendrat urbane si Athina. Popullsia e përgjithshme e nxënësve...