Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese dhe dokumentat që nevojiten

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese dhe dokumentat që nevojiten

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një vendim të rëndësishëm, që sjell ndryshime dhe shtesa në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke synuar të mbështesë shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe të lehtësojë barrën fiskale për kategori të caktuara. Vendimi nr. 59, përcakton qartë lehtësirat e reja, përjashtimet dhe kushtet që duhet të plotësohen për t’i përfituar ato. Efektet e vendimit kanë nisur nga muaji gusht dhe pagesa e tyre praktikisht bëhet në këtë fillimmuaji. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore konfirmon se kanë hyrë në fuqi ndryshimet fiskale për këto kategori të miratuara në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të...