Në teatër vjen premierë “Miu Griosh”, komedia që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme

Në teatër vjen premierë “Miu Griosh”, komedia që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme

Nga Julia Vrap “Miu Griosh” një komedi shqiptare, që vjen premierë në skenën teatrore këtë shtator. Me ngjarje që zhvillohet në mjediset e një shtëpie, në teatër vjen një komedi që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme. Një vepër që mban emrin e dramaturgut Odise Plaku, i cili me veprat e tij në skena përcjell dhe mesazhe përmes ngjarjeve që zhvillohen. Komedia do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, me regji nga Eliona Thomaraj dhe në role janë një kastë aktorësh të njohur.  Komedia që pritet të jetë premierë në skenë për publikun rikthen në skenën teatrore dhe aktoren Julia Ilirjani, ndërsa në role janë edhe aktori Gert Ferra dhe Kliton Rama. Dramaturgu Odise Plaku, veprat...