Presidenti polak zbulon diskutimin me Trump: Ofroi siguri për ne…

Presidenti polak zbulon diskutimin me Trump: Ofroi siguri për ne…

Presidenti polak, Karol Nawrocki, Presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar privatisht Varshavës garanci sigurie, ndërsa publikisht është zotuar të ruajë praninë e trupave amerikane në vend. Nawrocki u takua me Trump në Uashington të mërkurën, shkruan A2. Presidenti polak nuk zbuloi detajet e angazhimeve private, duke i përshkruar ato vetëm si “ mesazhe të qarta dhe të forta”. Ndërsa Trump ka shqyrtuar zvogëlimin e rolit të ushtrisë amerikane në Evropë, ai deklaroi pas takimit të së mërkurës se nuk kishte planifikuar kurrë të tërhiqte rreth 10 000 trupat e stacionuara në Poloni. Ai shtoi se kjo prani mund të përforcohet me kërkesë të Varshavës. Nawrocki nga ana e tij tha se përgatitjet për një rritje të mundshme të trupave amerikane do të fillojnë menjëherë....