Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Luis Enrique përfshihet në një aksident me biçikletë, trajneri i PSG-së transportohet menjëherë në spital/ Si paraqitet gjendja e tij
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident teksa po udhëtonte me biçikletën e tij. Incidenti ndodhi të premten dhe për pasojë Enrique ra nga biçikleta, duke pësuar një frakturë në klavikulë. Sipas mjekëve, spanjolli nuk ka marrë dëmtime të tjera serioze, por do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin. Klubi francez konfirmoi ngjarjen përmes një deklarate në rrjetet sociale: “Pas një aksidenti me biçikletë të premten, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u trajtua nga shërbimet e urgjencës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në klavikulë. Klubi shpreh mbështetjen e tij të plotë dhe i uron atij shërim të shpejtë. Përditësime të mëtejshme do të ndahen në...