Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO

Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO

  Shëtitorja buzë Jonit dhe Saranda u kthye edhe një herë në një qendër të gjallë ngjyrash, kulture dhe tradite, falë edicionit të 13-të i Panairi i Suvenireve. Ky event tashmë është shndërruar në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të sezonit turistik në qytetin bregdetar. Organizuar nga Agjencia AJMMI me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, panairi solli në qytet rreth 100 artizanë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.   Artizanat nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi në Sarandë   Edicioni i këtij viti i Panairit të Suvenireve në Sarandë mblodhi së bashku mjeshtër nga treva të ndryshme shqiptare dhe rajonale, të cilët ekspozuan punimet e tyre artizanale në pavionët përgjatë shëtitores. Nga Prishtina dhe Gjakova, deri në Konispol, çdo artizan solli punime që pasqyrojnë...