McGonigal nuk i zgjidh dot problemet e Berishës/ Evi Kokalari: “Ikja jote është pa kthim!”

McGonigal nuk i zgjidh dot problemet e Berishës/ Evi Kokalari: “Ikja jote është pa kthim!”

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të një investigimi të ri lidhur me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se PD po përdor raportin për të mbrojtur Berishën, por sipas saj, kjo nuk ndryshon asgjë për të ardhmen politike të ish-liderit demokrat. “E dija që këta të PD-së do bënin sparkatën mbi këtë investigim, a thua se do t’i zgjidhë problemet Sali Berisha. Ikja jote është pa kthim, Z. Berisha!”, shprehet ajo. Kokalari shton se edhe lidhjet me konsulencat pranë ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë më vlerë për Berishën, ndërsa e cilëson atë si të zhytur në “deluzion politik”. “Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën, rruga juaj është e...