Sherr për parkimin në Kukës, shkëmbim zjarri mes të rinjve, policia ‘blindon’ zonën

Sherr për parkimin në Kukës, shkëmbim zjarri mes të rinjve, policia ‘blindon’ zonën

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Sipas informacioneve paraprake deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar.