Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shiti motorin e ujit në Belgjikë, pas 15 vjetësh i kërkojnë 16 milionë lekë në Shqipëri
Edmond Hoxha tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2010 ka ardhur me pushime në Shqipëri dhe ka sjellë me vete një motor uji. Ai thotë se i kërkuan garanci 1000 euro në doganë. Kur iku, ishte vonë dhe nuk punonin agjencitë dhe polici nuk shënoi që kishte mjetin me vete. Më pas motorin e ujit e shiti në Belgjikë. Prej vitesh tashmë Edmond Hoxha po kalon kalvarin e hetimit dhe gjykimit për veprat penale të “Mospagimit të taksave dhe tatimeve” si dhe të “Kontrabandës së mallrave me regjim të ndërmjetëm”. Pas një hetimi të thellë, të shtrirë edhe në shtetin belg, gjykata e pushoi padinë me arsyetimin se nuk ka shkelje. E megjithatë dogana i kërkon 16 milionë lekë detyrim doganor...