Foshnja lindi pa këmbë, gjinekologu gjobitet pas 10 vitesh me 350 mijë euro

Foshnja lindi pa këmbë, gjinekologu gjobitet pas 10 vitesh me 350 mijë euro

Një foshnjë lindi pa këmbë nga gjuri e poshtë në dhjetor të vitit 2015 në Spitalin Maggiore në Parma të Italisë, për shkak të një keqformimi që asnjë mjek nuk e kishte diagnostikuar deri në momentin e lindjes. Për këtë arsye, Gjykata e Parmës gjeti përgjegjësinë profesionale të një gjinekologu nga Sala Baganza, i cili e kishte trajtuar privatisht nënën e fëmijës, dhe e urdhëroi atë të paguante dëmshpërblim afërsisht 350,000 euro, duke përfshirë shpenzimet ligjore. Sipas gjyqtarit, shkelja e detyrës nga gjinekologu privat “është padyshim e pranishme”. Anomalia anatomike mund dhe duhej të ishte diagnostikuar gjatë ekografive të korrikut dhe shtatorit 2005. Magjistrati gjeti gjithashtu një shkelje “të qartë” të detyrës në lidhje me ekzaminimin morfologjik. Sipas mediave italiane shuma do të paguhet nga...