Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin
Një ditë më parë, Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo ka zbuluar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Moderatorja e njohur është bërë nënë e një vajze, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga momentet e para me vogëlushen. “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, ka shkruar Jona Spahiu bashkëngjitur në fotot që janë pëlqyer menjëherë nga ndjekësit e saj. Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar...