Rama e paralajmëroi/ Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura

Rama e paralajmëroi/ Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura

Forcat e Armatosura shqiptare do të vishen me uniforma të prodhuara në Shqipëri, “Made in Albania”. Për këtë është krijuar kompania e re me emrin “Guna Tactical”, e cila do të merret me prodhimin e uniformave dhe pajisjeve për ushtrinë. Shoqëria aksionere është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 8 gusht dhe do të ketë vetëm një aksioner “MSSC”, që do mbajë 49% të aksioneve, ndërsa 51% e aksioneve do të jenë në pronësi të KAYO-s. “Aksionarët Themelues: Aksionarët themelues zotërojnë aksionet si më poshtë: • “KAYO” Sh.A -1,785 aksione (51% të kapitalit);  “MSSC” Sh.P.K -1,715 aksione (49% të kapitalit)” , thuhet në statutin e kompanisë. Kjo shoqëri thuhet në dokumentet e regjistrimit në QKB që do të prodhojë të gjitha veshjet e Forcave të Armatosura...