Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pse qytetarët në Korçë po e humbin besimin te drejtësia”/ Avokatët ngrenë alarmin: Proceset gjyqësore…
Gjykata e Korçës po funksionon aktualisht me 10 gjyqtarë, pesë më pak se numri i parashikuar në organikë, që është 15. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Rajonit të Juglindjes, Nevzat Tarelli, kjo situatë është pasojë e transferimeve të gjyqtarëve drejt gjykatave të tjera, si dhe e procesit të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve. Sipas Tarellit, transferimi i gjyqtarëve përbën problemin më të madh që ndikon në funksionimin normal të proceseve gjyqësore. Largimi i tyre dhe kalimi i dosjeve tek gjyqtarët e tjerë bën që gjykimet të nisin nga fillimi, duke sjellë vonesa të ndjeshme. Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës ndikon veçanërisht në çështjet civile, të cilat kanë pësuar zvarritje të dukshme në shqyrtim. Avokatët e zonës kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin...