Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jo më veprime cash mbi 1mln lekë, miratohet rregullorja për zyrat e këmbimit valutor
Për të frenuar qarkullimin e parave të pista, këmbimi valutor nuk do të pranojë të këmbejë mbi 1 milion lekë cash. Mbi këtë vlerë, transaksionet do të lejohen vetëm nëpërmjet llogarive bankare. Në zyrat e këmbimit nuk lejohen të kryhen transaksione me para në dorë, për shumën mbi 1 milion lekë, të kryer në një këmbim të vetëm ose në disa shkëmbime të lidhura me njëri-tjetrin. Rregulli i vendosur nga Banka Qendrore ka hyrë në fuqi dhe ka qëllim kontrollin dhe luftën ndaj parasë së pajustifikuar, dhe njerëzit apo bizneset që duan të shkëmbejnë shuma përtej 1 mln lekëve, duhet t’i deklarojnë nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave. Rregullorja prek edhe individët që duan të marrin licenca për këmbim valutor, të cilët duhet të...