Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çfarë i ndodh trupit të njeriut në hapësirë?
Që udhëtimi në hapësirë është i rrezikshëm, këtë e kemi ditur! Por tani, shkenca po na zbulon se qëndrimi për javë të tëra jashtë atmosferës tokësore mund të bëjë diçka edhe më shqetësuese, mund të përshpejtojë plakjen biologjike të trupit të njeriut. Një studim i fundit, i mbështetur nga NASA dhe i publikuar në revistën shkencore Cell Stem Cell, ka zbuluar se qelizat e gjakut në hapësirë filluan të humbnin aftësinë për të krijuar qeliza të reja të shëndetshme. Kjo është një shenjë e qartë e plakjes së përshpejtuar. “Hapësira është testi përfundimtar i stresit për trupin e njeriut”, tha Dr. Catriona Jamieson, drejtore e Institutit të Qelizave Staminale në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Nën drejtimin e saj, ekipi përdori teknologji të avancuar me Inteligjencë...