‘Reforma’ e tretë e ujit/ BIRN: Qeveria mbështetet në koncepte të paqarta për të deklaruar suksese

‘Reforma’ e tretë e ujit/ BIRN: Qeveria mbështetet në koncepte të paqarta për të deklaruar suksese

Në më pak se dhjetë vjet, sektori i ujësjellësve dhe kanalizimeve është riorganizuar tre herë, me rezultate që nga pikëpamja financiare kanë ecur keq, ndërsa qeveria mbështetet në koncepte të paqarta për të deklaruar suksese. Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrës, Enti Rregullator i Ujit, shënjoi humbjet në rrjet si shqetësimin kryesor të sektorit. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së ujit maten si diferencë e thjeshtë e ujit të futur në rrjetin e shpërndarjes dhe sasisë së ujit të faturuar për konsumatorët. “Uji pa të ardhura, është një tregues i cili të paktën në tre vitet e fundit mbetet në nivele aspak të mira dhe përben shqetësimin kryesor në sektor,” shkruhet në raportin e...