Nisin lehtësitë për uljen 50% të taksës së arsimit dhe pastrimit; Dokumentet që dorëzohen

Nisin lehtësitë për uljen 50% të taksës së arsimit dhe pastrimit; Dokumentet që dorëzohen

Bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë në Tiranë prej muajit gusht do të nisin të paguajnë 50% të detyrimit të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.Përfitues të kësaj lehtësie fiskale për Tiranën do të jenë edhe shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara. Këto kategori do të lehtësohen në masën 50% edhe për tarifën e pastrimit.Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore konfirmon se kanë hyrë në fuqi ndryshimet fiskale për këto kategori të  miratuara në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019,  të Këshillit Bashkiak, “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar.Teksa kategoritë përfituese të zbritjes së detyrimit për taksën e përkohshme të...