Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kalaja: Rama qeveris me shije, e pengon vetëm mbretëria të shpallet mbret
Aulon Kalaja dha mendimet e veta për situatën aktuale politike në Shqipëri. Kalaja tha se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre. “Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi...