Netanyahu: Lufta do të mbarojë vetëm sipas kushteve tona

Netanyahu: Lufta do të mbarojë vetëm sipas kushteve tona

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me skepticizëm ndaj njoftimit të Hamasit, i cili të mërkurën në mbrëmje deklaroi gatishmërinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të liruar pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës. “Fatkeqësisht, ky është një tjetër marifet mediatik nga Hamasi, i cili nuk përmban asgjë të re. Lufta mund të përfundojë menjëherë, por vetëm sipas kushteve të përcaktuara nga Kabineti i Sigurisë. Lirimi i të gjitha pengjeve; çmontimi i arsenalit të Hamasit; demilitarizimi i plotë i Rripit; kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin; dhe krijimi i një administrate civile alternative që nuk përbën kërcënim për Izraelin,” tha Netanyahu. Kryeministri shtoi se Këshilli i Sigurisë ka miratuar planin për pushtimin e Rripit të Gazës në disa faza, me qëllim mposhtjen e...