Kodi Penal, BIRN: Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

Kodi Penal, BIRN: Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, mbrojti draftin kontrovers për Kodin e ri Penal dhe aludoi se kritikët nuk e kishin lexuar mirë atë. Ai këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe se nenet nuk prekin gazetarët. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm pasi të aprovoheshin nga Bashkimi Europian. Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to. Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe...