Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Raporti i DASH për McGonigal: Turpëroi FBI-në, nuk raportoi vizitat në Shqipëri
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një raport inspektues për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal, i cili është dënuar nga një gjykatë amerikane me 28 muaj për marrjen 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e vizitave të tij në Shqipëri, ku është takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama. Në raportin e bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, evidentohet se veprimet e ish-agjentit Charles McGonigal kanë njollosur vlerat thelbësore të FBI-së si integriteti, përgjegjshmëria dhe lidershipi që pritet nga çdo punonjës i FBI-së. “Përmes skemës së tij, McGonigal ka dëmtuar me qëllim një çështje penale të rëndësishme, ka shkelur besimin publik dhe ka kompromentuar integritetin e FBI-së”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet e këtij raporti. Po ashtu, theksohet se Charles McGonigal nuk raportoi...