Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin, rrëzohet padia e PD
Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike duke i dhënë fund betejës ligjore për rezultatin e 11 majit, betejë që zgjati për 4 muaj më radhë. Në fund të seancës që zgjati për më shumë se 8 orë, gjyqtarët vendosën se pretendimet e opozitës kundër zgjedhjeve parlamentare janë të pabazuara. Partia Demokratike goditi në gjykatë vendimin e komisionit rregullator për shpalljen e rezultatit përfundimtar duke pretenduar se procesi i 11 majit ishte i parregullt dhe nuk reflekton vullnetin e qytetareve shqiptare. Por gjykata i rrezoi pretendimet e opozitës duke i hapur rrugë mbledhjes së parlamentit të ri. Tashme i takon Presidentit të Republikes të dekretojë datën për mbledhjen e parë të Kuvendit. Pritet që në 11 shtator kryeministri Edi Rama të shpallë qeverinë e re . Dhe...