Certifikohen zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon me shumicë votash padinë e PD për rezultatin e 11 majit

Certifikohen zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon me shumicë votash padinë e PD për rezultatin e 11 majit

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash: Rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim. Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet. Vendimi nuk ishte unanim por me shumicë votash, 3 me 2. Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet. Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë. Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk...