Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrëzohet padia e PD/ Shpallen të pavlefshme ‘teoritë’, certifikohen zgjedhjet e 11 majit
Kolegji Zgjedhor rrëzoi pasditen e së enjtes ankimin e PD-ASHM për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Pas këtij vendimi, hapet rruga për presidentin Begaj që të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re. Vendimi i mor me shumicë votash nga Kolegji Zgjedhor. Shqyrtimi i ankimi të PD-ASHM nisi mëngjesin e kësaj të enjteje nga trupa e anëtarëve e 5 anëtarëve të Kolegjit me Lutfije Celamin relatore. Përgjatë seancës, PD kërkoi rrëzimin e vendimit të Kolegjit, duke risjellë edhe një herë pretendimet e saj për parregullsitë dhe problematikat gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Ndërkohë përfaqësuesit e PS dhe KQZ, kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Rregullator për të krijuar më pas mundësinë që Presidenti Begaj të dekretojë datën e...