Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Përgjaken” rrugët në verë/ Më pak aksidente më shumë viktima, të rinjtë ndër shkaktarët kryesorë
Nga janari deri në korrik të këtij viti janë regjistruar gjithsej 767 aksidente rrugore në të gjithë vendin, duke shënuar një ulje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, muajt e verës, veçanërisht gushti, kanë sjellë një përkeqësim të situatës në rrugë. Vetëm gjatë muajit gusht janë shënuar 14 viktima, një rritje shqetësuese që ngre alarmin për masat e sigurisë rrugore në sezonin turistik, kur lëvizjet dhe fluksi në trafik rriten ndjeshëm. Në total, gjatë shtatë muajve të parë të vitit, janë aksidentuar 1,077 qytetarë, një tregues tjetër domethënës i përmasave që vazhdon të ketë fenomeni, pavarësisht uljes së numrit të aksidenteve. Për pasojë 116 persona kanë ndërruar jetë, 32 më shumë sesa në 7 muajt e parë të vitit...