Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Kryeministri Edi Rama ka folur për objektivat e qeverisë në sektorin e turizmit. Kreu i qverisë tha se edhe në këtë sezon Shqipëria regjistroi rritje të numrit të turistëve që pushuan këtë verë në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se tashmë nuk është objektiv numri i turistëve , por cilësia e turistëve që konsumojnë vendin tonë, të cilët kontribuojnë në ekonomi. “Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin e...